Rinovon me Barcelonën

Futboll

Rinovon me Barcelonën

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 15:28
Busquets

Futbollisti Sergio Busquets ka rinovuar sot kontratën e tij me Barcelonën, deri në vitin 2021, por marrëveshja mund të shkojë deri më 2023, mbi bazën e performances së lojtarit. Klauzola e ndërprerjes së saj është vlerësuar në shumën e 200 milionë eurove. “Busi”, në përfundim të kontratës së re me katalanasit (viti 2021) do të jetë 33 vjeç. Ka qenë Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ai që ka vulosur zgjatjen e bashkëpunimit dypalësh, duke hedhur firmën në kontratë. Josep Maria Orobitg, përfaqësues i Busquets, ka qenë i pranishëm në aktin privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat