Enrique ka një shpjegim për barazimin me Atleticon

Futboll

Enrique ka një shpjegim për barazimin me Atleticon

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 11:41
Luis Enrique

Pas takimit me Atletico Madrid, Luis Enrique, theksoi rëndësinë e lëndimeve të pësuara nga grupi i tij në seksionin e parë të pjesës së dytë. Nga njëra anë, ai ka konfirmuar se Messi u zëvendësua në fillim të gjysmës së dytë për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave për tri javë: “Pa Messin humbasim ne, por humbet edhe futbolli. Me të jemi më të fortë, por vitin e kaluar ne ishim në një situatë të ngjashme dhe ekipi ia doli të ecte përpara.” Tekniku spanjoll tha gjithashtu se Busquets kishte mbërritur në “Camp Nou” duke vuajtur nga ethet dhe se “gjatë pushimit kemi parë se nuk ishte në gjendje të luante dhe nuk donim të rrezikonim me të.” Sa i përket ndeshjes kundër Atletico Madrid, Luis Enrique ka pranuar se “nuk ishte rezultati që kemi dashur, por ne e dinim vështirësinë e të luajturit kundër Atletico Madrid. Jam i kënaqur me lojën tonë, por jo edhe me rezultatin. Ne kemi bërë mjaft për të fituar. Kur ke përballë 11 lojtarë të mbyllur mbrapa është gjithmonë e vështirë. Ne kemi bërë një pjesë të parë shumë të plotë, por kemi qenë pa fat të mjaftueshëm për të marrë fitoren. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë, ende shumë. Nuk tregohemi sa duhet të kujdesshëm në atë që bëjmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat