Askush si Juventusi në Serie A

Futboll

Askush si Juventusi në Serie A

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 10:26
Juventusi

Juventusi ka arritur fitoren e 1500 në Serie A.

Në ndeshjen kundër Cagliarit të fituar me rezultat 4-0, Juventusi shënoi një rekord absolut në kampionatin italian.

Është skuadra e parë që ka arritur shifrën e 1500 fitoreve.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet në pozitën e parë në kampionat.

Zonja e Vjetër në pesë vitet e fundit me plot meritë ka fituar pesë tituj kampioni me një diferencë të madhe nga rivalët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat