Ryan Giggs, trajner në Ligën Premier?

Futboll

Ryan Giggs, trajner në Ligën Premier?

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 08:56
Ryan Giggs

Swansea City janë duke menduar që të ofrojnë në skuadrën e tyre për trajner Ryan Giggsin.

The Telegraph shkruan se rezultatet e dobëta të Francesco Guidolin kanë bërë që klubit të mendojë për një pasardhës.

Sipas medieve angleze, trajneri italian vetëm hijen e ka në Uells pas startit të dobët këtë kampionat dhe marrëdhënieve të këqija me lojtar si Ki Sung-Yueng dhe Neil Taylor.

Legjenda e futbollit uellsian Ryan Giggs, ka mundur të jetë trajner që në fillim të sezonit, por transferimi u bllokua nga pronarët e rinj.

Tashmë është e sigurt se Guidolin nuk do të largohet deri pas tetorit.

42 vjeçari, Giggs, u largua nga Old Trafford pasa ardhjes së Jose Mourinhos. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat