Aliji asistoi për fitoren bindëse te Kaiserslautern-it

Futboll

Aliji asistoi për fitoren bindëse te Kaiserslautern-it

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2016 Në ora: 19:32
Naser Aliji

Skuadra e Kaiserslautern-it shijoi fitore e parë pas gjashtë jave në Bundesliga II. Kaiserslautern si vendas e mposhti me rezultat 3:0 SG Dynamo nga Dresdeni. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Naser Aliji, u paraqit titullar dhe asistoi në fitoren bindëse. Shqiptari asistoi në golin e parë që e shënoi Zoua në minutën e 16-të. Kaiserslautern ishte më i mirë dhe pa telashe ngadhënjeu. Zoua shënoi edhe një gol tjetër pikërisht në minutën e 56-të dhe Osawe në atë të 51-tën. Pas dy barazimeve e tri humbjeve vjen fitorja e parë. Aliji u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërsa skuadra e tij ngjitet në vend të 14-të me 5 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat