Kinezët e blenë Milanin me dokumenta false!?

Futboll

Kinezët e blenë Milanin me dokumenta false!?

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 15:10
Ilustrim

Grupi i investitorëve kinezë, që kërkonin të blinin Milanin, në pronësi të ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, ka depozituar një falsifikim bankar në fazën e parë të negociatave, sipas një deklarate të bërë nga kreditori, emri i të cilit shfaqet në dokumentet e “Bloomberg”. “Fininvest” i Berlusconit ra dakord muajin e kaluar për ta shitur klubin te një grup i vogël, por i njohur investitorësh kinezë për 740 milionë euro, duke përfshirë edhe borxhin. Për të demonstruar fuqinë e vet financiare gjatë bisedimeve, grupi kinez ka siguruar dokumenta false, të cilat janë shfaqur nga “Jiangsu” gjatë transaksioneve. Pas analizimit të situatës, banka tha se Jiangsu nuk ka dorëzuar një dokument të tillë të detajuar për transaksionet e bëra me Milanin, në atë llogari. Konsorciumi kinez, i udhëhequr nga biznesmeni Li Yonghong, i njohur si “Sino-Europe Investment Management Sport Changxing””, konfirmon se nuk e ka dërguar kurrë një dokument të tillë”, duke refuzuar për të qenë më specifik, raporton telesport.  “Siç është demonstruar tashmë, ne mbetemi në pozita dhe duam ta përfundojmë punën tonë”, – tha subjekti. Pra, pas shqyrtimit të çështjes, “Bank of Jiangsu” konstatoi se nuk kishte nxjerrë asnjë dokument të tillë të detajuar, e cila paraqitet si llogari bankare gjatë transaksioneve të blerjes së Milanit. Kjo është përgjigjia me e-mail për “Bloomberg”, të martën. Një nga raportet e bankës supozon se shkresa në fjalë është shtypur në orën 04:14 të darkës së 25 prillit, mes listave të fundit të aktivitetit me llogaritë, duke përfunduar me një bilanc prej 852,468,304.56 juan (128 milionë dollarë) në atë ditë. Ajo është vulosur me një vulë të kuqe ovale, që mban emrin “Bank of Jiangsu”. Dokumentet janë dërguar në “Fininvest”, si pjesë e një koleksioni shkresash gjatë negociatave fillestare me grupin kinez. Shitësit e mëdhenj zakonisht kërkojnë për të parë burimin e fondeve të blerësve potencialë, para se të nisin negociatat. “Fininvest” thotë se e ka kontrolluar qëndrueshmërinë e blerësit të Milanit përmes kontakteve me institucionet financiare kineze, ndërsa vazhdon të punojë për të finalizuar marrëveshjen deri në fund të vitit. Konsorciumi kinez ka paguar tashmë një depozitë të pakthyeshme prej 100 milionë eurosh, në dy transhe, më 7 shtator. “Fininvest” tha përmes një deklaratë për shtyp, të marten, se “nuk do të konfirmonte nëse e ka marrë dokumentacionin specifik në diskutim dhe nuk ka ndërmend për të komentuar mbi atë.” Marrëveshja e blerjes përfshin sigurimin e 350 milionë eurove financim për Milanin gjatë një periudhe trevjeçare. Grupi kinez do të marrë në konsideratë edhe ndërtimin e një stadiumi të ri, si pjesë e planeve të beta të zgjerimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat