Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Futboll

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 00:46
ilustrim

Sevija fitoi derbin e katërt radhazi ndaj Betisit duke triumfuar 1-0 në “Ramon Sanchez Pizjuan”.  Një gol i Mercados në minutën e 50-të i dha suksesin andaluzianëve që ruajtën gjithashtu dhe pathyeshmërinë në pesë javë, ku pas këtij suksesi numërojnë 3 fitore dhe 2 barazime. 3 pikë që i lejojnë ekipit të Sampaolit të parakalojë dhe Barcelonën në tabelën e klasifikimit duke u ngjitur në vendin e dytë pas Realit. Sevija ishte dominuese që në pjesën e parë duke arritur t’i afrohet disa herë golit megjithatë rezultatin mundi ta zhbllokojë vetëm në fillimin e pjesës së dytë.

2 minuta më pas, Betis mundi të barazonte rezultatin por gjyqtari anulloi golin për pozicion jashtë loje. Nga ky moment Sevija nuk hasi më vështirësi të mëdha duke arritur të ruajë me sukses rezultatin deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat