Abramovich i pakënaqur me Conten

Futboll

Abramovich i pakënaqur me Conten

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 22:54
Antonio Conte

Natyrisht që është ende herët për të thënë se stoli i Antonio Conte-s te Chelsea po lëkundet që tani, por sipas asaj që bëjnë të ditur mediat angleze, padroni i bluve të Londrës Roman Abramovich nuk është aspak i kënaqur me të dhe ish trajneri i Italisë është nën presion. Sipas asaj që përcjell Daily Star, manjati rus ka mbetur shumë i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës dhe vetë Conte nga përballja e drejtëpërdrejtë me Liverpool të premten e kaluar, aq sa ka vendosur të mbledhe në një takm krerët e Chelsea menjëherë pas disfatës së pësuar në Stamford Bridge.

Një takim që ka përfunduar rreth orës 1 të natës, ku Abramoviich ka vënë në diskutim, punën e bërë nga trajneri Antoni Conte, edhe pse nuk mund të flitet që tani për mundësinë e ndryshimeve drastike në drejtimin e skuadrës. Zëvendësimet e Conte-s që erdhën pesë minuta para fundit të ndeshjes, me skuadrën që ishte në disavantazh të dyfishtë që në minutën e 36 të pjesës së parë dhe mosaktivizimi i Batshuayi për të cilin u paguan pothuajse 40 milionë euro, nuk i kanë pëlqyer aspak Abramovich që pret më tepër nga Conte. Italianit i duhet të ndryshojë kurs edhe pse rusi njihet si një nga presidentët që kanë më pak durim në kampionatin anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat