Cfarë po ndodh me Jose Mourinhon?

Futboll

Cfarë po ndodh me Jose Mourinhon?

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 22:47
Jose Mourinho

Jose Mourinho nuk është më “Special Onë”. Si gjithmonë statistikat shpjegojnë gjithcka dhe në rastin e portugezit, tregojnë një bilanc negativ. Jose Mourinho,  ka humbur 14 nga 32 takimet e fundit. Shifra të ndara mes sezonit të kaluar kur ai drejtonte Chelsea dhe sezonit aktual në krye të stolit të Man.United. Në javët e fundit tekniku numëron tre humbje rradhazi, dy në kampionat dhe një në Europa League. Një gjë e tillë portugezit nuk i ndodhte që prej kohës kur drejtonte skuadrën e Portos, ose e thënë ndryshe plot 14 vjet e 9 muaj më parë. Nisur nga këto statistika, pyetja që lind është e thjeshtë: Cfarë ka ndodhur me Jose Mourinhon? Trajnerin që kishte formuklën e suksesit për cdo skuadër që ai merrrte nën drejtim. Specialistët e futbollit në Angli, besojnë se skema që po përdor ai, nuk është idealja për “Djajtë e Kuq”, gjithashtu dhe Pogba nuk luan në pozicion e tij natyural.

Jose Mourinho ndodhet në një situatë të vështirë, pasi ka marrë në drejtim një skuadër që sezonet e fundit ka lënë për të dëshiruar dhe sigurisht që pesha e përgjegjisisë rëndon shumë mbi portugezin e ndoshta dhe mbi vetë lojtarët. Ndoshta e gjithë kjo ngarkesë ka bërë që futbollistët dhe trajneri, të jenë të bllokuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe pasojat janë rezultatet negative. 183 milionë Euro të shpenzuara në merkato duket se nuk po japin rezultatet e pritura. Paul Pogba, është vënë në qëndër të vëmendjes nga ana kritikve, për shkak të formës së tij jo të mirë. Ëayne Rooney gjithashtu nuk është me ai i dikurshmi. Gabon në pasime dhe shumë raste të humbura përpara portës. Mbrojtja gjithashtu nuk i shpeton dot kritikave. Jose Mourinhos në vend që të merrët me gjueti shtrigash, duhet ti hy punës në mënyrë që ta rikthejë Man.United në majat më të larta të futbollit Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat