Xhaka me supergol çon peshë Anglinë, Arsenali kualifikohet

Futboll

Xhaka me supergol çon peshë Anglinë, Arsenali kualifikohet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 shtator 2016 Në ora: 21:29
Granit Xhaka

Mesfushori ofensivë, Granit Xhaka, me Arsenalin u kualifikuan në të tetën e finales së EFL Cup (Kupa angleze) në futboll. Arsenali si mysafir shënoi fitore bindëse me rezultat 4:0 ndaj Nottingham Forest-it.

Nuk kaluan as tri ditë kur Granit Xhaka shënoi supergol në kampionatin anglez pikërisht kundër Hull Cityt, ndërsa sonte u përkujdes edhe për një tjetër, por këtë herë në EFL Cup. Nottingham Forest, që garon në Championship (liga e dytë) nuk ishte i denjë ndaj një Arsenalit që nuk ishte i kompletuar.

Xhaka luajti titullar dhe tregoi se nuk ishte rastësisht supergoli që realizoi të shtunën që e lamë pas, por një specialitet i tij që ka nga distanca. Ai në minutën e 23-të nga rreth 26-27 metra godet fortë dhe e mposhti portierin e Nottinghamit. 

Një gol i bukur i tij dhe çoi peshë anglezët, për faktin se pak kush kishte pritur e besuar se ai brenda një kohe të shkurtër (tri ditë) do të shënoi dy supergola dhe është në qendër të vemëndjes së mediave të mëdha angleze.

Xhaka luajti me vetëmohim të pashoq dhe kjo është një fitore shumë e rëndësishme, në prag të ndeshjes që e kanë të shtunën në orën 18.30, ku ndeshen ne Chelsea-n dhe të mërkurën e ardhshme në Champions League, sfidohen nga Baseli i Taulant Xhakës. Perez në minutën e 59-të nga penalltia e 71-tën shënoi dy gola dhe ) Oxlade-Chamberlain (90+3') për fitoren bindëse të Arsenalit. Ndërkaq, Pajtim Kasami luajti plotë 68 minuta për Nottingham-in dhe të dëshpëruar u larguan nga fusha, nga humbja e thellë dhe eliminimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat