Toure përfundon aventurën me Bregun e Fildishtë

Futboll

Toure përfundon aventurën me Bregun e Fildishtë

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 16:48
Yaya Toure

Futbollisti i mirënjohur Yaya Toure merr vendim të vështirë për karrierën e tij. Ai pensionohet nga kombëtarja e Bregut të Fildishtë. Lajmin e bënë të ditur vetë futbollisti. Mesfushori i Manchester Cityt nuk e kishte të lehtë, pasi që pas 14 viteve përfundoi aventurën me Bregun e Fildishtë. “Pas 14 vjetësh duke luajtur për Bregun e Fildishtë, kam vendosur ta përfundoj aventurën time me ekipin. Disa vendime janë të vështira për t’u marrë por ka ardhur koha që t’i hapi rrugë futbollistëve të tjerë. I falënderoj të gjithë tifozët dhe ata që më kanë mbështetur”, ka thënë Toure, që lufton për një vend te skuadra liderë e Premier Leagues, Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat