Montella: Lazio skuadër e rrezikshme

Futboll

Montella: Lazio skuadër e rrezikshme

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 00:13
Montella

Ndaj Lazios për vazhdimësinë. Pas suksesit të vështirë në fushën e Sampdorias, Milani këtë të Martë pret në San Siro skuadrën e Simone Inzaghit sfidë që do të ngrejë siparin e javës së 5-t të Serisë A italiane. Përballë ekipit bardhekaltër kuqezinjtë do të kërkojnë një tjetër fitore pasi vetëm kështu mund të pretendojnë për objektiva madhorë në këtë sezon. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide, trajneri Vincenzo Montella zbuloi se te Milani do të ketë disa ndryshime në formacion në këtë ndeshje.

” Nuk mendoj se Montolivo është i lodhur por në mesfushë do të ndryshoj me siguri dicka. Ai ka luajtur gjithmonë në këtë fillim sezoni ashtu si disa lojtarë të tjerë. Ndërmjet Montolivos, Romagnolit, Abates e Susos dikush do të ulet në stol por jo të gjithë. A jam i kënaqur me 6 pikë në 4 javët e para? Dicka të tillë nuk do ta kisha pranuar 1 muaj më parë. Ndaj Udineses ndoshta duhet të kishim marrë të paktën një barazim”.

Më pas një mendim i Montellës për Lazion. Skuadra e Simone Inzaghit ka grumbulluar 7 pikë, në 4 javët e para dhe trajneri i kuqezinjëve e di Milani nuk do të ketë të lehtë të marrë tre pikët në këtë ndeshje.

” Lazio është një skuadër në rritje. Futbollistët njihen mirë me njëri-tjetrin pasi luajnë prej një kohe të gjatë bashkë dhe ky është një avantazh për ta. Bardhekaltërit dinë ti përshtaten mirë kundërshtarit që kanë përballë dhe janë shumë të rrezikshëm në goditjet standarte. A mund të konsideroj këtë ndeshje si një derbi personal? Nuk e di të shohim. Mund të them se është gjithmonë bukur të përballesh me Lazion.  Interi fitoi ndaj Juventusit? Për mendimin tim Interi është rivali ynë për një kohë më gjatë, krahasuar me Juventusin”.

Në krahun tjetër Simone Inzaghi u shfaq optimist. Lazio ka plot 27 vite që nuk fiton në San Siro ndaj Milanit por trajneri mendon se ka ardhur koha që bardhekaltërit të thyejnë këtë tabu. Inzaghi konfirmoi edhe mungesën e kapitenit Lucas Biglia me argjentinasin që nuk ja ka dalë të riaftësohet në kohë për duelin ndaj kuqezinjëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat