Përfaqësuesja U-19 merr fitoren e parë

Futboll

Përfaqësuesja U-19 merr fitoren e parë

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 22:32
Përfaqësuesja U-19

Më në fund Shqipëria arriti të fitojë.  Skuadra U-19 e Shqipërisë në futboll për femra e mbylli me fitore fazën kualifikuese të kampionatit Europian.

Vajzat që drejtohen nga Nevil Dede pas dy humbjeve të rënda me Skocinë dhe Serbinë, mposhtën 2-0 në “Selman Stërmasi” Qipron, duke arritur objektivin që kishin në këto eliminatore të shmangnin vendin e fundit.

Shqipëria ushtroi presion që në minutat e para teksa iu afrua golit me Myrtollarin, por Chrisanthou ndërhyri në kohë. Pas shumë përpjekjesh takimi u zhblokua në minutnë e 21-të nga Koldashi me një goditje perfekte prirët me portën,

3 minuta më pas Koldashi, me e mira në fushë, pasi lëviz bukur me topin godet saktësisht nga një diatanca e largët, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portieres qipriote. 2-0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat