Shkëndija shkatërron Makedonija GP

Futboll

Shkëndija shkatërron Makedonija GP

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2016 Në ora: 17:26
Shkëndija kur shënon gol në takimin e sotëm

Skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës, me lojë e rezultat 3:0 shkatërroi Makedonija GP, në ndeshjen e javës së 6-të të Kampionatit të Maqedonisë. Futbollistë kuqezi dhanë maksimumin dhe në asnjë mënyrë nuk e respektuan kundërshtarin. Ata bënë lojë të rrjedhshme dhe si rrjedhojë e kësaj edhe shënuan tri gola. Golat i shënuan Ferhan Hasanit (7' e 34') dhe autogol e Xhagarovskit në minutën e 24-të. Shkëndija renditet në vend të katërt me 10 pikë, por ka një ndeshje më pak dhe ka 6 pikë më pak se lideri, Vardari pas 6 javëve të luajtura deri më tash. Renova nga Xhepçishti i Tetovës u kthye me një pikë të madhe nga Kratova, e cila luajti pa gola (0:0) me Sileksin. Renova renditet në vend të pestë me nëntë pikë të tubuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat