Hetemaj me Chievon lënë me gishta në gojë Udinesen

Futboll

Hetemaj me Chievon lënë me gishta në gojë Udinesen

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2016 Në ora: 14:36
Pamje nga ndeshja

Përparim Hetemaj me Chievo-n nga Verona u kthyen me tri pikë të mëdha. Chievo shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Udineses, në ndeshjen e javës së katërt të Serie A. Futbollisti nga Kosova luajti me sukses të madh, duke ndihmuar ekipin e tij që të kthehen me pikë të plota. Udinese e para avancoi dhe dukej se po shkon drejt fitores. Zapata në minutën e 25-të nga afërsia me kokë plasoi topin në rrjetë. Epërsia e hershme e Udineses nuk e dekoncentroi ekipin nga Verona e cila gjen forcë për ta përmbysur rezultatin. Në minutën e 82-të, Castro barazoi rezultatin 1:1 dhe Cacciatore në atë të 90+5 shënoi për fitoren e Chievo-s, e cila ngjitet në vend të pestë me 7 pikë, kurse Udinese ka një pikë më pak që renditet në pozitën e nëntë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat