Tovërlani rinovon kontratën deri në vitin 2018!

Futboll

Tovërlani rinovon kontratën deri në vitin 2018!

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 16:01
Elshani e Tovërlani

Kanë përfunduar me sukses bisedimet disajavore në mes Bordit të Feronikelit dhe kryetrajnerit Afrim Tovërlanit, për vazhdimin e kontratës e cila e mbanë "Tokin" në krye të shtabit teknik deri në verën e viti 2018-të. Presidenti i klubit, Ekrem Elshani, gjithashtu ishte prezent në seancën stërvitore ku lojtarëve ua kumtoj lajmin për vazhdimin e kontratës me Tovërlanin. Elshani u shpreh i kënaqur me rrjedhën e deritashme të kampionatit dhe objektivat e klubit mund ti arrimë bashkarisht. Tovërlani më këtë rast u shpreh shumë i lumtur që të gjithë në klub që e kanë besimin e tij dhe premtoj së do të vazhdoj punën për t’i realizuar objektivat e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat