Sadiku tregon se si i shënoi Villarealit

Futboll

Sadiku tregon se si i shënoi Villarealit

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 13:48
Sadiku i gëzohet golit

Armando Sadiku shënoi një supergol përballë Villarealit, por sërish nuk festoi duke u shfaqur i mërzitur. Në një intervistë telefonike për "Supersport", sulmuesi i Kombëtares shqiptare u shfaq i kënaqur për golin e realizuar, ndërsa foli dhe për merkaton të cilën e konsideron si një çështje të mbyllur.

“Jam i kënaqur për golin e realizuar dhe pse i keqardhur që në fund nuk arritëm të fitonim. Po kaloj një moment mjaft të mirë dhe besoj se ky gol i shënuar është dhe pasojë e këtij fakti. Përsa i përket merkatos, tani gjithçka është e mbyllur, kështu që nuk mendoj më për këtë fakt”, u shpreh ai.

Sadiku shpjegoi dhe të gjithë dinamikën e golit të shënuar ndaj Villarealit. “Kur mora topin, kisha një kundërshtar përballë dhe bëra një finte duke arritur të lirohem. Në fillim doja të pasoja te kolegu im i skuadrës që gjendej në krahun e djathtë timin, pasi mu duk i lirë, por më pas ai avancoi pak më tepër dhe mendova të godas portën duke qenë se kisha hapësirën e nevojshme. Jam shumë i kënaqur që gjithçka shkoi mirë dhe pse në fund nuk arritëm të fitonim", përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat