Mavraj për median gjermane: Nuk ka kombëtare të suksesshme vetëm me lojtarë të ri, i kënaqur me FCK

Futboll

Mavraj për median gjermane: Nuk ka kombëtare të suksesshme vetëm me lojtarë të ri, i kënaqur me FCK

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 shtator 2016 Në ora: 13:35
Mërgim Mavraj

Njëri ndër lojtarët vendimtar të mbrojtjes së Këlnit dhe Kombëtares, Mërgim Mavraj ka kryer një intervistë me median gjermane GBK, ku flet për të kaluarën si i lënduar, të tashmen që ka rimmarrë veten dhe të ardhmen që do ishte i kënaqur po të qëndronte te FCK.

GBK: Zoti Mavraj, e keni filluar me fat kampionatin e Bundesligës, ku në dy ndeshjet e para keni luajtur si titullar?

MERGIM MAVRAJ: Muajt e fundit kanë shkuar mjaft mirë, qoftë ne KE, por edhe në kampionatin gjerman të futbollit. Kjo më gëzon. Dua të tregohem i vëmendshëm në Bundesligë dhe me aktivitetin tim të ndihmoj kombëtaren. Çdo javë të sjell diçka të re si lojtar i Këlnit, por edhe si lojtar i kombëtares.

Kombëtarja juaj ka ftuar edhe lojtarë me eksperiencë. A kanë krijuar lojtarët e vjetër më shumë stabilitet në klub?

Në çdo klub ka nevojë për lojtarë me eksperiencë. Këtë mund ta shikoni te secila. Asnjë kombëtare nuk mund të jetë e suksesshme vetëm me lojtarë të ri. Kjo është si në profesionet tjera. Kjo kryesisht vërehet në variacionet taktike në lojë, si dhe për të konstruktuar stabilitetin në fushë.

Cili është çelësi i këtij stabiliteti?

Puna jonë në grup. Kombëtarja është vendosur pikë për pikë dhe është e gatshme të viktimizohet. Si një bukurshkrim, do thoja unë.


Pse ju qëndruat sezonën e fundit të dimrit në FCK?

Dua t’ju them troç: Unë desha të largohem! Pa aktivizim në FCK, nuk e dija si mund të ndihmoja kombëtaren në KE. Megjithatë klubi gjerman nuk më lejoi. Por unë kisha përgjegjësinë e vendimit. Tash kur e mendojmë atë situatë, të gjithë jemi të kënaqur për atë që ndodhi. Falenderoj trajnerët Peter Stöger dhe Jörg Schmadtke, që ma dhanë mundësinë dhe e shfrytëzova më së miri.

Kontrata juaj është drejt përfundimit..

 

Unë jam tip që mendoj për momentin dhe tani jam koncentruar te FCK. Pas përfundimit të kontratës do shohim, por vendin e parë për mua e zë klubi gjerman.

Pra doni të qëndroni në FCK?

Do doja, do kisha, do  mundesha - unë nuk jam person që do thoja diçka që më pas nuk do i qëndroja pas. Mbi të gjitha unë i jam shumë shumë falenderues klubit tim dhe në vendimin tim, si do të shkonte më tej, kjo ndjenjë do kishte rol vendimtar./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat