De Boer: Dua t’i fitoj të gjitha në Europa League

Futboll

De Boer: Dua t’i fitoj të gjitha në Europa League

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 00:23
Frank De Boer

Në sfond është Juventusi, por për momentin trajneri i Interit Frank De Boer mendon vetëm për ndeshjen e rradhës. Mbrëmjen e kësaj të Enjteje zikaltërit do të bëjnë debutimin e tyre në fazën e grupeve të Europa League pasi do të presin në San Siro skuadrën izraelite të Happoel Ber Shevas. Për Interin është shumë e rëndësishme ta nisë me një fitore këtë kompeticion. De Boer nuk e fsheh dicka të tillë por në të njëjtën kohë nuk i nënvlerëson aspak rivalët edhe pse janë një skuadër e panjohur në arenën europiane.

” Jemi Interi dhe duam ti fitojmë të gjitha ndeshjet. Për ti dhënë vazhdimësi suksesit ndaj Pescarës duhet ta nisëm me një fitore rrugën tonë në Europa League, kjo është shumë e rëndësishme. Hapoel Beer Sheva? Ne respektojmë cdo skuadër edhe pse ata nuk luajnë në një kampionat të cilin e ndjekim cdo fundjavë. Kanë eliminuar Olympiacosin dhe kanë vendosur në vështirësi Celtic-un në Champions, kështu që duhet ti marim seriozisht. Juventusi? Mediat le të flasin për këtë sfidë por ne e dimë që më e rëndësishmja është gjithmonë ndeshja e rradhës”.

Te Interi pritet të ketë disa ndryshime në formacion në sfidën ndaj skuadrës izraelite edhe pse i pyetur për këtë temë, De Boer nuk zbuloi pothuajse asgjë. Për holandezin objekitivi i Interit është të grumbullojë pikë të plota në ndeshjet që do të luajë në shtëpi në Europa League. Në konferencën për shtyp sëbashku me trajnerin holandez ishte i pranishëm edhe kapiteni i Interit Mauro Icardi. Heroi i fitores së Interit ndaj Pescarës, theksoi se këtë sezon dëshiron të fitojë një trofe me skuadrën zikaltër dhe Europa League është një kompeticion të cilin Interi mund ta fitojë. Edhe pse në Serinë A ka shënuar një gol më shumë se Ronaldo fenomeni me fanellën e Interit, Icardi i evitoi krahasimet me të duke e cilësuar brazilianin si një nga sulmuesit më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat