Sadiku nuk luan as kundër Kroacisë?

Futboll

Sadiku nuk luan as kundër Kroacisë?

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 15:32
Loret Sadikun e bartin me barelë

Sipas raportimeve të medieve turke, mbrojtësi i Kasimpasa do të mungojë prej 4 deri në 6 javë për shkak të lëndimit.  Loret Sadiku ka munguar në ndeshjen e parë eliminatore të Kosovës në Finlandë, por mbrojtësi pritet të mungojë edhe në takimin e 6 tetorit në Shkodër në takimin me Kroacinë, raporton Sporti 1. 
Lajmi vjen nga Turqia, ku Sadiku pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit kampionale me ekipin e tij Kasimpasha, ku u transferuar vetëm javë më parë nga Mersin. 
“Mjeku i klubit Cem Ergenç pas incizimit të thellë tha se ka vrejtur një lëndim në gjurin e majtë dhe kjo mund ta mbajë atë 4-6 javë jashtë fushës”, raporton Haberturk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat