Costa shpëtoi Chelsea-n

Futboll

Costa shpëtoi Chelsea-n

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2016 Në ora: 18:54
Chelsea i gëzohet golit

Swansea ndali hovin e Chelsea-t e cila deri më tash kishte tri fitore rresht. Ballafaqimi mes Swansea-s dhe Chelsea-t përfundoi pa fitues, 2:2. Chelsea e nisi furishëm dhe madje në minutën e 18-të kaloi në epërsi përmes golit të Diego Costa-s, i cili nga rreth 14 metra e mposhti portierin e vendas. Vendasit u organizuan dhe arritën të barazojnë rezultatin. Futbollisti Sigurdsson nga penalltia qe i pagabueshëm dhe barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 59-të. Pas tre minutave, Fer shënoi për epërsinë e  Swansea-s. Ai ia vjedh një top një mbrojtësit të Cheslea-s dhe nuk e pati të vështirë të mashtroi edhe portierin dhe 2:1. Nëntë minuta pa përfunduar takimi, Costa ishte shpëtimtar i Chelsea-s. Ai me një goditje mjeshtërore nga afërsia barazoi rezultatin 2:2. Pas javës së katërt në Premier League, Cheslea mban vendin e dytë me 10 pikë, dy më pak se Manchester City dhe Swansea renditet në pozitën e 13-të me 4 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat