Juventusi dhe Higuain dhurojnë spektakël

Futboll

Juventusi dhe Higuain dhurojnë spektakël

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 23:31
Higuain

Nuk ka histori, Juventusi është një skuadër pothuajse perfekte dhe në Itali ky është një film që po shihet edhe gjatë këtij sezoni. Kampionët në fuqi bëjnë 3 ndaj 3 me 9 pikë të plota pas 3 javëve të para, por ajo që tremb më shumë kundërshtarët është fakti se kjo skuadër po prezanton një futboll modern, pa pika referimi dhe një armatë lojtarësh me në krye Higuain që krijojnë rrezikshmëri në çdo moment. 4 gola të shënuar që të gjithë në pjesën e parë në sfidën e “Juventus Stadium” mes skuadrës së Allegit dhe Sassuolos ku bardhezinjtë triumfuan 3-1 me dy gola të Higuain dhe një të Miralem Pjanic. Dy blerjet e reja të verës zbritën për herë të parë në fushë si titullarë dhe nuk zhgënjyen në pritshmëri. Ndeshja u mbyll praktikisht pas 30 minutave të para pasi Juventusi tregi në fushën e lojës cilësi teknike që rrallëherë janë parë në grupin bardhezi edhe gjatë 5 viteve të fundit. Mjaftojnë 5 minuta për të kuptuar që në Torino këtë sezon do të jetë një mision pothuajse i pamundur për kundërshtarët. Dybala me një pasim të saktë për Higuain i cili rrallëherë gabon në të tilla raste.

5 minuta më vonë, mister 90 milionëshi me një goditje në ajër dyfishon shifrat, duke bërë që në Napoli të ndihen edhe më keq me largimin e tij.

Në të 27-ën, Khedira që frymëzoi pothuajse çdo aksion të Juventusit harkon nga e djathta për Pjanic që fillimisht gjen transversën dhe më pas golin e patë në ndeshjen e parë si titullar.

Sassuolo reagoi me një rrjetë të Politanos që rezultoi thjesht sa për vlera statistikore pasi gjatë 45 minutëshit të dytë, ndeshja u zhvendos në gjysmëfushën e emiljanëve dhe Dybala, Lichsteiner apo Alex Sandro mund të kishin thelluar rezultatin por pa arritur të kalojnë Consiglin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat