Për sa pozita avancon Kosova?

Futboll

Për sa pozita avancon Kosova?

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 16:49
Kosova

Kombëtarja e Kosovës do të bëjë shumë hapa më lartë në renditjen e re të FIFA-s. Kosova për llogaritet të hedhë shumë hapa para në renditje e FIFA-së për muajin shtator, duke lëvizur nga vendi i 190 që mbante në muajin e kaluar, te vendi i 168. Rivalët e saj në Grupin I të kualifikueseve të Botërorit, sigurisht që renditen më lart, pasi ekipi kosovar nuk ka shumë që është përfshirë në këtë klasifikim duke u pozicionuar fillimisht në fundin e tabelës, përcjell “Panorama Sport”. Kroacia do të jetë në vendin e 14-të të renditjes botërore, Turqia në pozicionin e 21-të, Islanda në të 27-in, Ukraina në të 29-in, dhe Finlanda në vendin e 84-të. Duhet theksuar se barazimi me Kosovën i ka kushtuar shumë shtrenjtë finlandezëve të cilët përllogaritet të humbin 23 pozicione në krahasim me një muaj më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat