Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo është rikuperuar dhe do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e ardhshme kundër Osasunas, të shtunën. Reprezentuesi portugez nuk ka luajtur nga lëndimi që pësoi në finalen e “Euro 2016” kundër Francës.
Por, periudha e rikuperimit ka kaluar me sukses dhe ai do të jetë pjesë e “Los Blancos” për duelin e xhiros së tretë në La Ligë. “Jam shumë i lumtur që është me ne”, deklaroi Zidane në konferencë për media. “Cristiano është Cristiano. Nuk ka luajtur që 60 ditë dhe duhet t’i japim kohë por jam shumë i kënaqur që është me ne. Cristiano është futbollist i rëndësishëm i ekipit dhe dua të jetë gjithmonë së bashku me mua”, u shpreh ai.