Itali: Morati, në të ardhmen mund të kthehem te Interi

Futboll

Itali: Morati, në të ardhmen mund të kthehem te Interi

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 22:08
Massimo Moratti

“Te kthehem te Interi? Nuk eshte ky momenti dhe nuk eshte ne axhenden time imediate, por per te ardhmen, sigurisht. Mund te kthehem”.

Keshtu eshte shprehur ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, per FcInternews. Ish-padroni foli me pas per objektivat e sezonit te skuadres zikalter, duke thene se i duhet lene kohe trajnerit Frank De Boer.

“Ne cdo fillim sezoni jemi shume optimiste dhe besojme se Interi duhet te shkoje ne Champions League. Jane shume lojtare te rinj dhe eshte normale qe ende nuk jane ambjentuar me njeri tjetrin. Per momentin duhet durim. Nuk duhet harruar se kemi ndryshuar trajnerin, por perspektivat e skuadres jane te rendesishme”, theksoi Morati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat