Ky është futbollisti që parashikoi barazimin e Kosovës me Finlandën

Futboll

Ky është futbollisti që parashikoi barazimin e Kosovës me Finlandën

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2016 Në ora: 12:38
Erfan Zeneli në veprim

Sulmuesi Erfan Zeneli ishte shumë i bindur se ballafaqimi Finlandë – Kosovë, nuk do të sjellë fitues. Zeneli luan për Inter Turkun, anëtar i elitës së futbollit finlandez, një kohë ka qenë pjesë e kombëtares së Finlandës, para sfidës kishte deklaruar  për gazetën kombëtare “Bota sot” se ndeshja do të përfundojë baras dhe do të ketë gola. Ai e kishte parashikuar sfidën se do të përfundon 2:2, por përfundoi 1:1. Mbi të gjitha e qëlloi, se takimi përfundoi baras. “Finlandë-Kosovë, rezultati është 2:2, ky është parashikim im. Pse e them baras? Sepse loja ka me qenë e hapur dhe ka me pasur gola”, kështu kishte thënë Zeneli me prejardhje nga Vushtrria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat