Futbollisti i Inter Turkut parashikon rezultatin Finlandë-Kosovë

Futboll

Futbollisti i Inter Turkut parashikon rezultatin Finlandë-Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2016 Në ora: 11:14
Erfan Zeneli

Shqiptarët që jetojnë e veprojnë në Finlandë me emocione të mëdha e presin ndeshjen e sotme (në orën 20.45) në mes Finlandës dhe Kosovës. Kjo është ndeshja e parë e grupit I të rrethit të parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – Rusia 2018’ në futboll. Erfan Zeneli, futbollist i Inter Turkut, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se emocionet janë të paevitueshme. “Normal se emocione kemi shumë, sepse moti është fol për këtë ndeshje. Nuk po na pritet deri të hënën, mezi po presim ta shohim ndeshjen”, tha Zeneli me prejardhje nga Vushtrria. Ju si sulmues, si e parashikoni këtë ndeshje? “Ndeshja po them se ka me qenë goxha e barabartë, por Finlanda në vend të vetin është e mirë”, thotë ai. Zeneli tregon se Finlanda ka një futbollist të jashtëzakonshëm. “Rreziku më i madh është Roman Eremenko. Ai është lojtar i shumë i mirë”, tregon sulmuesi. Ju keni qenë një kohë në kombëtaren Finlandës, për kë do të anoni? “Po, unë mediave të Finlandës ia kam japë rezultatin.  Finlandë-Kosovë, rezultati është 2:2, ky është parashikim im. Pse e them baras? Sepse loja ka me qenë e hapur dhe ka me pasur gola”, thotë Zeneli. Ku mendoni se Kosova është më e fortë? “Për Kosovën nuk e di, ende si kam parë duke luajtur! Besoj se në sulm janë të mirë dhe i ka disa lojtarë që munden me kryer punë”, thotë futbollisti. “Në Stadiumin Turku do të ketë më shumë shqiptarë se finlandezë”, ka thënë Zeneli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat