Morina: Kosova në përparësi psikologjike

Futboll

Morina: Kosova në përparësi psikologjike

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2016 Në ora: 10:41
Arbnor Morina

Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit, tha se Kosova është në përparësi psikologjike kundër Finalndës. “Sfida e parë zyrtare, mendoj se do të paraqitemi mirë, sepse në ndeshjet e para nuk ka favorit absolut dhe mendoj se aty jemi në përparësi psikologjike. Më e keqja është se ende nuk dihet kush do të luaj definitiv për shkak të procedurave, por jam i bindur se të gjithë do ta japin maksimumin për një rezultat pozitiv. Duhet t’i përkrahim trajnerët dhe futbollistët në këtë nismë të re”, tha Morina. A mendoni se do të bien në emocione lojtarët tanë dhe ku është rreziku më i madh nga rivali? “Emocionet kalojnë shpejt dhe duhet të fokusohemi në lojë. Finlandezët luajnë mjaft mirë në defensivë dhe janë të lëvizshëm”, thotë Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat