Nesër 11 dallëndyshet marokene të futbollit në Stadiumin e ri 'Loro Boriçi'

Futboll

Nesër 11 dallëndyshet marokene të futbollit në Stadiumin e ri 'Loro Boriçi'

Nga: Muamer Vuci Më: 30 gusht 2016 Në ora: 17:46
Pamje nga stadiumi

Shkodra është në festë! Sepse përuron stadiumin madhështor Europian “Loro Boriçi”. Por koincidencat nesër janë të bukura, bile mund të quhen edhe historike sepse Shkodra përveç se është vendi ku lindi futbolli shqiptar, lindi edhe gjiganda të mëdhenj që do të bëjnë histori në futboll, si: Loro Boriçi Muhamed Dibra, Lin Shllaku, Zan Rragami, Paulin Ndoja, Din Shega, Sabah Bizi.

 

Shkodra është qyteti kampion i tolerancës fetare dhe i bashkëjetesës vëllazërore të besimeve të ndryshme, është simboli i demokracisë dhe i virtyteve të larta të shqiptarizmit. Shkodra qyteti ku lindën rilindasit e mëdhenj: Pashko Vasë Shkodrani dhe Filip Shiroka, të cilët jetuan dhe punuan në vendet arabe për çështjen e madhe të kombit tonë. Ata thane: “Shko dallëndyshe në Shkodrën time”. Prandaj kemi të drejtë të themi po vijnë njëmbëdhjet dallëndyshe të futbollit maroken për të marrë pjesë në një ndjeshje miqësore në stadiumin e ri. Sot në këtë ditë ka edhe konçidenca të tjera të bukura edhe për faktin se shoqata e miqësisë së Shqipërisë me popujt arab e ka vendlindjen në Shkodër përkatësisht në korrik të vitit 1992. Por edhe kjo është konçidencë që Rragami, Zhega, Bizi, janë shokët e mi gjimnazistë, maturant përkatësisht 1962, 1964, 1965 të shkollës së mesme “Xheladin Fishta”. Në atë oborr të madh të shkollës për katër vite, kemi ndjekur çdo mëngjes herët ndjeshjet simbolike të futbollit ndërmjet klasave të kësaj shkolle. I kujtoj me mall ato gjuajtje të bukura në veçanti të petalltive kur bëhej gara për dy-tri akullore. Këto shokë u bënë figura qendrore të futbollit shqiptar dhe krijuan një ndjenjë të re dashuri e respekti për klubin e futbollit “Vllaznia” por edhe për të gjithë tifozat shkodranë e shqiptarë.

 

Edhe ky motiv na shtyu ne si shoqatë, që bëmë një aktivitet kulturor “Maroku Sot”, i cili u mirëprit nga qytetarët shkodranë dhe medjat lokale e dhanë të plotë këtë veprimtari të dates 29/08/2016, dy ditë para ndeshjes. Për ne shqiptarët është i njohur shteti arab i marokut, i cili ka një pozicion gjeografik shumë të bukur dhe kjo i ka dhënë mundësi bashkëpunimi ekonomik, kultur e sportiv me Europën e në veçanti me Francën. Sot Maroku numëron 32 milion banorë, ka 6.375.000 me shkollë të lartë. Analfabetizmi është 35%. Shumë presidentë francez në veçanti Zhak Shirak kalonin ditë të tëra pushime në tokën marokene. Sot ekonomia marokene ka marrë një zhvillim konkret në veçanti bujqësia, industria tekstile, industria e pëlhurës etj. Por sot ekonomia marokene zë vendin e parë në botë në nxjerrjen dhe përpunimin e mineralin e Fosforit që eksportohet në shumë vende të globit. Po ashtu flota e peshkimit është e njohur në të gjithë botën për zhvillimin e saj ku ajo ka favore sepse ka lagëje nga oqeani dhe nga deti Mesdhe dhe korrentet e fresta të ajrit dhe të ujërave në gjirin e Gjilbraltarit dhe në brigjet e saja e bëjnë gjuetinë e peshkut shumë frutëdhënëse. Sot sardelet marokene janë të kërkuara në gjithë tregun e botës.

 

Turizmi sot në Marok është një nga degët më të preferuara dhe që po zhvillohet shumë shpejt. Ajo ka monumente kulture nga të gjithë epokat historike në veçanti të Romës së Lashtë, të Bizantit, të Greqisë së Lashtë, të Kartagjenës së fundit të kulturës Islame dhe të kulturës osmane. Në vitin 2015 është vizituar nga rreth 3 milion turistë kryesisht europianë. Populli maroken ka përqafuar islamin në shek.VII, dhe në këtë drejtim është bërë pikë referimi për drejtimin e vendit nga mbreti Hasani II i cili ndërtoi xhaminë më të madhe në botë me kontributin e pasurisë së tij të trashëguar. Sot Marokun e drejton mbreti Muhamedi VI që është i biri i Hasanit II-të.

 

Kjo ndeshje ndërkombëtare miqësore futbolli shpresojmë që të nxisë bashkëpunimin midis vendeve në të gjitha fushat, duke i dhënë prioritet njohjes së Kosovës nga mbretëria e Marokut. Vizitat e liderave shqiptarë këto dy vitet e fundit kanë nxitur dhe kanë hapur një faqje të re bashkëpunimi. Federata mbretërore e futbollit maroken është krijuar në vitin 1995. Ajo është një nga federatat më serioze të futbollit në Afrikë. Është pranuar në FIFA në 1960. Kjo federatë ka një masivitet të madh të futbollit dhe një pjesëmarrje aktive ndërkombëtare, si afrikane, ashtu edhe botërore. Ndeshjen e parë të futbollit kombëtarja e Marokut e ka zhvilluar me shtetin arab të Libanit me përfundimin 3-3. Federata e futbollit Maroken ka marrë pjesë deri tani katër herë në kampionatet Botërore të futbollit dhe konkretisht në vitet 70’, 86’, 94’ dhe së fundmi në 98’ në Francë. Është fituese e Kupës së Afrikës në vitin 1976. Në kampionatin Botëror të futbollit në vitin 1986 në Meksikë ka kaluar grupin në takimet në eliminatore, ka marrë pjesë 15 herë në kampionatin afrikan duke dalur 2 herë kampione e Afrikës.

Sot renditet në numrin 53 në ekipet botërore të FIFA-s.

Ministri i jashtëm i Marokut Z. Salaheddine MEZOUAR në të gjitha takimet me udhëheqësit shqiptarë ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar si dy vende mesdhetare. Aktualisht kryetari i federatës mbretërore të futbollit maroken është Fouzi Lekjaa, që kam bindjen se do të jetë në tribunën qendrore të stadiumit të ri.

Populli i Shkodrës i mirëpret në mënyrën më të sinqertë dhe dëshiron të jenë “Këmbëmbarë” për kampionatin Botëror të 2018 në Rusi. Po ashtu këmbë të mbarë edhe për Vllazninë në këtë kampionat të futbollit me stadiumin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat