Shënoi 4 gola, Mourinho i jep 2 ditë pushim Ibrës

Futboll

Shënoi 4 gola, Mourinho i jep 2 ditë pushim Ibrës

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 00:45
Mou, Ibra

Që Zllatan Ibrahimovic është unik në llojin e tij kjo dihej, por gjiganti suedez këkron një trajtim të vecantë nga ana e klubit. Dhe në fakt trajneri Jose Mouronho nuk ia ka prishur sulmuesit të tij. Trajneri Portugez ka venosur t’i japë dy ditë pushim, për faktin se është 34-vjec. Sipas Mourinhos Ibra në këtë moshë nuk mund të luajë 70 ndeshje në sezon dhe ka nevojë që të pushojë. Sllatan i ka zhvilluar të plota katër ndeshjet e para të sezonit prandaj duhet të pushojë dy të më shumë se të tjerët.

Ndoshta synimi i Mourinhos është asi i tij të pëqendrohet më mirë për derbin ndaj Manchester City-t, i programuar për t’u zhvilluar më 10 shtator në “Old Trafford”. Në fakt ibra dy ditë pushim i ka fituar më atë që ka dhënë në fushën e blertë si në Superkupën e Anglisë ashtu edhe në tri javët e para të kampionatit, duke qenë vendimtar me katër gola në po kaq ndeshje.

Ndoshta suedezit nuk i ka pëlqyer arsyetimi i Mourinhos për moshën dhe si gjithmonë do të kërkojë të përgjigjet në fushë. Deri tani ia ka dalë mbanë më së miri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat