Kukësi nënshkruan me Koldashin, Musolli sheh nga titulli

Futboll

Kukësi nënshkruan me Koldashin, Musolli sheh nga titulli

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 00:08
Koldashi

Afrimi i lojtarëve të rinj premtues është një politikë që po ndiqet me shumë kujdes nga drejtuesit e Kukësit. Së fundmi klubi verilindor ka nënshkruar me 19-vjecarin Albi Koldashi, i cili është formuar në akademinë e Tiranës, ku ka mbajtur shiritin e kapitenit në skuadrën e të rinjve. Fakti që prejardhja e tij është nga Kukësi ka qenë një faktor plus për mbështetjen që po merr nga presidenca e klubit verilindor. Koldashi luan si mesfushor organizator dhe premton shumë për të ardhmen.

Ndërkohë në kampin kuksian vazhdon të mbizotërojë një atmosferë entuziaste pas suksesit në Superkupën e Shqipërisë. Një nga lojtarët më bësnikë të Kukësit, Besar Musolli, i cili i ka përjetuar të gjitha sukseset e klubit në Kategorinë Superiore, shprehet për faqen e klubit se trofetë e fituar së fundmi ishin rezultatet i një punë të jashtëzakonshme disavjecare.

“Fitimi i  Superkupës ishte padyshim një sukses i madh për ekipin tonë. E kishim përgatitur ndeshjen në mënyrën e duhur dhe me anë të punës së palodhur ja arritëm qëllimin. Ky është një sukses i të gjithë ekipit dhe meritë e gjithë klubit. Më vjen mirë që e fituam këtë finale dhe i falëm emocione presidentit Safet Gjici dhe të gjithë tifozerisë kuksiane”.

Por sipas Musolli suksesi në Superkupë ishte vetëm fillimi, pasi qershia mbi tortë do të jetë titullin kampion.

“Kishim besim absolut se do të ia dilnim me sukses dhe do të ngrinim kupën në fund. Që pas ndeshjeve për “Europa League” ishim fokusuar vetëm në arritjen e këtij objektivi. Skuadra jonë futet gjithmonë në fushë për të fituar, pavarësisht kundërshtarit që kishim përballë

Objektivi ynë i radhës dhe më madhor është fitimi i kampionatit të Shqipërisë.

Në fund 28-vjecari ka një mesazh për të gjithë tifozët e Kukësit

 “U them të gjithë tifozëve që t’i rrinë pranë ekipit dhe të na mbështesim. Kam besim se ky do të jetë viti ynë i sukseseve dhe duhet të jemi të gjithë të bashkuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat