Paco Alcacer kalon vizitat me Barcelonen

Futboll

Paco Alcacer kalon vizitat me Barcelonen

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 00:04
Paco Alcacer

Paco Alcacer është një futbollist i Barcelonës. Ish-sulmuesi i Valencias mbetet vetem per tu transferuar si futbollisti me i ri i katalanasve me akordin qe eshte aritur, e madje se fundmi, Alcacer zhvilloi dhe testet mjekësorë në ambjentet e klubit blaugrana të cilat i kaloi me sukses. Për kartonin e 22-vjecarit katalanasit derdhën në arkat e klubit të Valencias plot 30-milionë Euro.  Sulmuesi do të prezantohet vetem javën e ardhshmë, pasi të jetë kthyer nga grumbullimi me Kombëtaren Spanjolle. Ky është një vendim i drejtuesve të klubit blaugrana, pasi nuk dëshirojnë ti prishin qetësine e trajnerit të ri të “La Roja” Julen Lopetegui, në debutimin e tij të parë me ish-kampionët e Europës. Nuk dihet nëse do të luajë apo jo, por 22-vjecari do të jetë i grumbulluar  me Kombëtaren Spanjolle në takimin e datës 5 Shtator, kundër Lihteshtejn. Ndeshje e vlefshme për elemenitoret e botërorit “Rusi 2018”. Në total sulmuesi Paco Alcacer numëron 133 ndeshje të luajtura me fanellën e Valencias nga ku ka arritur të shënojë 33 gola. Me transferimin e 22-vjecarit Barcelona e dërgon në katër numrin e sulmuesve që do të ketë në dispozicion trajneri Luis Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat