Modriç largon zërat: Misioni im mbetet Reali

Futboll

Modriç largon zërat: Misioni im mbetet Reali

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 00:03
Luka Modric

Luka Modric i premton besnikëri Realit të Madridit. Mesfushori i “Los Blancos” në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle shprehet se në mëndjen e tij nuk ekziston asnjë klub tjetër, përvec Realit. Këtë fakt kroati zbulon se ja ka bëtë të ditur edhe menaxherit të tij.


“Është e vërtetë se për mua kanë shfaqur interesim  shumë klube europiane, por unë nuk kam marrë parasysh asnjë ofertë. Këtë gjë e kam diskutuar dhe me menaxherin tim të cilit ia kam bërë të qartë se dëshira ime është vetëm një, të qëndroj në Madridid. Ndihem shumë mirë këtu. Jam pjesë e një skuadre kampionësh.”

Mesfushori 30-vjecar foli dhe për sezonin e ri të “Los Blanco”. Ai u shpreh se objektivat janë po ato që ka një skuadër e madhe: të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm.

“Sigurisht që objektivi kryesor është të fitojmë titullin kampion në Primera Division. Është një trofe që u mungon tifozëve  prej pesë  vitesh dhe këtë sezon do të bëjmë maksimumin për tja arritur qëllimit edhe pse nuk është një mision i lehtë ne do të japim maksimumin. Sigurisht që në qëndër të vëmendjes janë dhe kompeticionet e tjera në të cilat ne marrim pjesë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat