Zhdrella nuk brengoset, beson në Feronikelin

Futboll

Zhdrella nuk brengoset, beson në Feronikelin

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2016 Në ora: 19:27
Mentor Zhdrella

Dy javët e para janë karakteristikë në vete në Vala Superligën e Kosovës në futboll, për shkak se nuk përfundoi asnjë ndeshje baras. Veçori tjetër është se katër skuadra kanë nga dy fitore, Prishtina, Besa, Trepça ’89, Drenica, ndërsa një fitore e një humbje: Ferizaj, Gjilani, Drita dhe Llapi, si dhe pa fitore janë: Feronikeli, Liria, Trepça e Hajvalia. Askush nuk e kishte pritur se kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi, do të pësoi dy herë radhazi, të parën në Drenas me 2:1 nga Besa dhe me rezultat identik edhe si mysafir i Gjilanit. Në të dyja ndeshjet ishin të pafat, por para këtyre ndeshjeve pësuan në finalen e Superkupës, po ashtu me rezultat 2:1 nga Prishtina. Tri humbje me rezultat identik, megjithatë mesfushori më i mirë në vend, Mentor Zhdrella, tha se Feronikeli do t’i kthehet rezultateve të favorshme. Sipas tij, humbjet janë për shkak se iu mungoi fati sportiv, si ndodhi në Gjilan. “Nuk është mu brengos shumë. Për mu brengos shumë kishte me qenë në qoftë se nuk kishim me bërë lojë dhe raste për gol. Ne po bëjmë lojë dhe krijojmë raste. Po bëjmë lojë të bukur, por...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat