Ja sa mijëra bileta janë shitur për takimin Shqipri-Maqedoni?

Futboll

Ja sa mijëra bileta janë shitur për takimin Shqipri-Maqedoni?

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 17:51
Gazmend Malo

Afro tetë mijë bileta të shitura, kur ka mbetur një javë nga sfida hapëse e kualifikueseve të Botërorit 2018. Interesi për të mbështetur Kombëtaren kundër Maqedonisë më 5 Shtator mbetet i lart dhe drejtori i marketingut në FSHF, Gazmend Malo beson se me të tilla ritme, stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë i mbushur me kapacitet të plot.

“Deri tani jemi diku rrethin gjysmës së sasisë së stadiumit me bileta të shitura, por nga interesi dhe nga rritja e konfirmimeve që po na vijnë, mendojmë që stadiumi do të jetë plot për ndeshjen e parë të edicionit të Botërorit. Shitja ka ecur mjaft mirë, së pari nga shitjet online që kanë qenë mjaft aktive, mund të konfirmojmë rritjen e interesit nga biletaritë fizike që janë aktivizuar në qytetin e Shkodrës, dy pikave në Tiranë, ndërsa së shpejti po mendojmë edhe hapjen e një biletarie në Elbasan, duke qenë se tashmë edhe ai qytet është i lidhur me Kombëtaren”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat