Rama me ekip të re

Futboll

Rama me ekip të re

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 14:27
Valdet Rama

Futbollisti Valdet Rama është transferuar te skuadra gjermane Wuzburger Kickers.  Lajmi është konfirmuar nga trajneri i kësaj skuadre, Bernd Hollerbach.

“Jam i vetëdijshëm për aftësitë e tij. Është një futbollist që mund të luajë në disa pozicione, si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë”, deklaroi Hollerbach, përcjellë “GazetaOlle”.

“Është një futbollist trim i cili sjellë shumë ritëm. Besoj që do të na ndihmojë shumë në arritjen e objektivave”, shtoi ai. Kickers garon në Bundesliga 2, ndërsa detajet tjera të akordit do të publikohen së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat