Seria A, Roma shpërdoron, Cagliari e barazon

Futboll

Seria A, Roma shpërdoron, Cagliari e barazon

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 00:38
Roma

Zhgënjen Roma që pas një avantazhi të dyfishtë rikuperohet në barazim 2-2 nga Cagliari. Në minutën e 5 Isla bëri faul ndaj El Sharawyt dhe ishte 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Peroti. Penalltia e tretë e shënuar këtë sezon për argjentinasin.  Në pjesën e dytë Dzeko i futur në vend të El Sharaëyt shërbeu me kokë për Strootman që gjeti golin e 2-0. Cagliari gjithsesi nuk u dorëzua, me Borielon që shkurtoi distancat duke bërë më të mirën me topin e kthyer nga Szczesny pas goditjes së Sau dhe Roma nisi të vuante, me skuadrën sarde që dy minuta nga fundi gjeti me Sau devijimin e golit që vlen barazimin 2-2. Fiton ndërkohë Fiorentina që u imponua 1-0 ndaj Kievos me një gol të Kolumbianit Sanchez në minutën e 28 të takimit. Fitorja e parë në këtë kampionat për Fiorentinën që festoi kështu në mënyrën më të mirë ditëlindjen e 90, me klubin që është themeluar në 29 gusht të vitit 1926.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat