Xhaka asistoi, Baseli nuk ndalet

Futboll

Xhaka asistoi, Baseli nuk ndalet

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 18:13
Baseli feston fitoren

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, me kampionin në fuqi, Baselin, nuk e kursejnë asnjë rival. Ata si mysafir e mposhtën me rezultat 3:0 Thun-in, në takimin e javës së gjashtë të kampionatit zviceran. Baseli veç shkëputet në renditje me 18 pikë, gjashtë me shumë se Luzerni që mban vendin e dytë. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Baselit. Xhaka asistoi në golin e parë që e shënoi Lang në minutën e 4-të, dy gola tjerë i realizuan: Janko (13’) e  Zuffi (19’). Xhaka luajti plot 73 minuta dhe bëri lojë jashtëzakonisht të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat