Gjilani këndellet, kampioni pësoi

Futboll

Gjilani këndellet, kampioni pësoi

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:58
Betim Haxhimusa

Gjilani shënoi fitore në çastet e fundit me rezultat 2:1 kundër kampionit në fuqi, Feronikeli nga Drenasi. Gjilani bëri paraqitje mjaft të mirë dhe arriti tri pikët e para pas asaj humbje tronditëse në hapje të edicionit me 2:1 nga Trepça ’89. Në minutën e 48-të, Gjilani kalon në epërsi. Isa Eminhaziri shënon në portën e Feronikelit pas një tollovie në zonë. Mysafirët barazuan 1:1 me golin e Besnik Krasniqit në minutën e 85-të. Kur të gjithë menduan se takimi do të përfundoi baras, Betim Haxhimusa shënoi në minutën e 88-të dhe për fitoren e madhe të gjilanasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat