Besa e fortë për Ferizajn

Futboll

Besa e fortë për Ferizajn

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:54
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Besës nga Peja arkëtoi tri pikë të rëndësishme, në kuadër të javës së dytë të Vala Superligës së Kosovës. Futbollistët e Besës e zotëruan lojën me shumë kujdes dhe e mposhtën me rezultat 2:0 Ferizajn. Ferizajasit u munduan që me mbrojtje të fortë që të kthehen me një pikë, por nuk ia dolën. Në fund të pjesës së parë, Mirsad Idrizi shënoi autogol, duke e kaluar në epërsi ekipin pejan.  Në pjesën e dytë, Besa thelloi fitoren falë golit të Qemajl Elshanit.  Pejanët shënuan fitoren e dytë me radhë dhe janë në pozitën e dytë me gjashtë pikë, kurse ferizajasit pas fitores bindëse javën që shkoi me 4:0 ndaj Hajvalisë, këtë herë hasën në një rival shumë të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat