Bangal: Te Teuta me entuziazëm

Futboll

Bangal: Te Teuta me entuziazëm

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 16:47
Bangal

Vetëm pak orë pas huazimit nga italianët e Atalantës te Teuta, Faisal Bangal zbriti në fushë me skuadrën e teknikut Begeja. Sulmuesi nga Mozambiku luajti si titullar në miqësoren e fituar 1-0 ndaj Laçit, ndërsa vështirësitë e startit ishin të dukshme, edhe sepse 21-vjeçari kishte pak kohë për t’u takuar me shokët e rinj të ekipit.

Faisal Bangal: Kam ardhur në një skuadër të mirë si Teuta. Isha pak në vështirësi në miqësoren e sotme, sepse nuk i njihja thuajse fare shokët e ekipit, me të cilët u takova vetëm dy orë përpara ndeshjes. Megjithatë, përshtypja është e mirë. Duhet të jemi më konkretë përpara portës, ashtu si na ka kërkuar edhe presidenti dhe në këtë mënyrë mund të arrijmë objektiva të rëndësishëm.

Bangal thekson se e pranoi me entuziazëm ofertën e Teutës, midis disa ofertave të tjera, ndërsa për ta bindur të zgjedhë aventurën në Shqipëri i shërbyen fjalët e mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshiti.

Faisal Bangal: Kisha disa oferta, por kur u paraqit kjo mundësi e pranova me entuziazëm. Kam folur edhe me zv.presidentin dhe klubi ka një projekt të mirë. Për më tepër për Kategorinë Superiore më kanë folur edhe shoku  im shqiptar te Atalanta, Berat Gjimshitin, që më tregoi se ky është një kampionat në rritje. Po pres me padurim ta nis këtë aventurë dhe të ndihmoj skuadrën.

Pas debutimit ndaj Laçit, me sfidën testuese që u vulos nga goli i Mustës në kohën shtesë, Faisal Bangal do të largohet për disa ditë nga Teuta. 21-vjeçari është grumbulluar me Kombëtaren e Mozambikut,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat