Reprezentuesi i Kosovës shkakton skandal në Angli

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës shkakton skandal në Angli

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 15:08
Bersant Celina

E pabesueshme për dikë, por e vërtetë ajo çfarë i ndodhi futbollistit  të kombëtares së Kosovës, Bersant Celinës në Angli. “Manchester Evening News” raporton se Celina është përfshi në një skandal në qytetin e Manchesterit. Sipas kësaj, raporton se me datën 7 gusht, 19-vjeçari është ndalur nga policia dhe iu është zbuluar 1.5 për qind e alkoolit në gjak. Kjo faqe raportin se futbollisti shqiptar ishte grindur me të dashurën e tij, më pas u largua, duke shkuar në një klub nate. Më pastaj ndodhi që e dashura e tij kishte lajmëruar policinë të cilët e kanë zënë në rrugë lojtarin e Kosovës. Ai u deklarua fajtor pasi ishte duke vozitur makinën i dehur dhe është gjobitur me 2 mijë e 625 funte angleze, ndërsa ka humbur lejen e tij për vozitje për një vit. Ndryshe Celina është tani anëtar i skuadrës së Twente nga Holanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat