Vazhdon shkëlqimi i shqiptarit në kampionatin zviceran

Futboll

Vazhdon shkëlqimi i shqiptarit në kampionatin zviceran

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 14:10
Ezgjan Alioski

Ezgjan Alioski është gjithnjë e më i spikatur në kampionatin zviceran. Futbollisti shqiptar është më i merituari për pikën e Luganos, e cila në konak të vetin barazoi me rezultat 1:1 me Lausanne-n, në ndeshjen e javës së gjashtë. Alioski shënoi në minutën e 64-të, duke barazuar rezultatin, sepse tetë minuta më herët mysafirët avancuan përmes Campos. Alioski u paraqit tërë takimin për Luganon, sikurse edhe Benjamin Kololli për Lausanne-n. Lugano mban vendin e gjashtë me 7 pikë, një më pak se Lausanne që renditet e katërta në klasifikim. Alioski aktualisht është i dyti në listën e shënuesve me 4 gola të realizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat