Pas dy barazimeve e një humbje, Heerenveen iu gëzohet fitores së parë në kampionatin e ri holandez, Heerenveen para shikuesve të vet me rezultat minimal 1:0 e mposhti Zwolle-in, në takimin e javës së katërt. Sulmuesi shqiptar, Arbër Zeneli, u paraqit titullar, duke treguar lojë mjaft të mirë. Reprezentuesi i Kosovës me ekipin e tij arkëtuan tri pikë shumë të rëndësishme, duke iu falënderuar golit të Larsson në minutën e 50-të.