Sadiku shënon, Zurich vargon fitoret

Futboll

Sadiku shënon, Zurich vargon fitoret

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 13:11
Sadiku feston me shokë

Skuadra e Zurich-ut vazhdon me fitore në Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës). Futbollisti shqiptar, Armando Sadiku realizoi për fitoren e Zurich-ut me rezultat 3:1 kundër Schaffhausen-it, në ndeshjen e javës së 6-të.  Zurich importoi tri pikë të mëdha dhe kryesojnë me 16 pikë, ose kanë pesë fitore e një barazim. Reprezentuesit e Shqipërisë, Sadiku dhe Burim Kukeli, u paraqitën titullarë dhe dhanë maksimumin për fitore.  Sadiku shënoi në minutën e 51-të, duke e ndihmuar skuadrën në fitoren bindëse. Për Schaffhausen u paraqitën shqiptarët Imran Bunjaku deri në minutën e 63-të dhe Shkëlqim Demhasaj u inkuadrua në atë të 78-tën.  Schaffhausen renditet në vend të katërt me vetëm 9 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat