Reprezentuesi i Kosovës debutoi me gol në elitën turke

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës debutoi me gol në elitën turke

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 12:37
Herolind Shala feston

Futbollisti Herolind Shala, reprezentues i Kosovës, që u transferua nga Liberec Sllovan (Çekia) te Kasimpasa, debutoi në mënyrën më të mirë në kampionatin turk. Kasimpasa si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Adanaspor-in, ndeshje e javës së dytë e elitës së futbollit turk. Në minutën e 19-të, Shala nga afërsia tundi portën e mysafirëve, por ishin të pafat që të dalin me tri pikë, të cilën ia mohoi Diniz në minutën e 66-të. Shala luajti 78 minuta dhe ishte ndër me të vlerësuarit. Kjo ishte pika e parë për ekipin e Shalës, që ka aspirata të jetë sa më lart në renditje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat