Oferta nga Serie A dhe Bundesliga për Hartin

Futboll

Oferta nga Serie A dhe Bundesliga për Hartin

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 08:37
Joe Hart

Joe Hart, portieri i Manchester Cityt, ka marrë oferta nga Serie A dhe Bundesliga

Manchester City dhe Joe Hart pritet të ndahen gjatë këtij afati kalimtar. Portieri anglez është në kërkim të një klubi të ri, pasi nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolas  për sezonin e ri.

Sipas The Sunday Express, së fundi interesim për reprezentuesin e Anglisë kanë shfaqur Milan, Torino dhe Borussia Dortmund.

Hart do të huazohet deri në fund të sezonit te ndonjë klub tjetër, derisa City ka marrë përsipër që t’ia paguaj pjesën më të madhe të rrogës nga buxheti i saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat