Simone Zaza vazhdon karrierën në Angli

Futboll

Simone Zaza vazhdon karrierën në Angli

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 08:19
Simone Zaza

West Ham Unitedi ka konfirmuar se Simone Zaza e ka kompletuar transferimin nga Juventusi dhe do ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier.

Marrëveshja është që sulmuesi italian të huazohet për një sezon për pesë milionë euro me detyrim blerjeje prej 20 milionë eurosh të tjera plus bonuset.

Lajmin e ka konfirmuar Jack Sullivan, djali i pronarit David Sullivan, i cili është njëherësh edhe kryetar i tifozëve të rinj të klubit.

“Zaza ka nënshkruar, detajet e plota në faqen e WHU. Një nga marrëveshjet më të vështira për t’u arritur”.

“Pesë milionë euro për huazimin, nëse luan në disa ndeshje atëherë bëhet transferim i përhershëm me marrëveshje pesëvjeçare dhe ne paguajmë 20 milionë euro të tjera plus shtesat”, ka thënë ai teksa shuma totale e transferimit me bonuse llogaritet 28 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat