Chelsea i pandalshëm, Arsenal shënon fitoren e parë

Futboll

Chelsea i pandalshëm, Arsenal shënon fitoren e parë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 21:00
Chelsea

Chelsea ka shënuar fitoren e tretë në tre ndeshje, ndërsa Arsenal ka arritur të fitorja e parë kundër Watfordit

Chelsea ka shënuar tre fitore në tre ndeshjet e para, për të marrë kryesimin e Premierligës angleze, pas fitores 2:0 kundër Burnleyt.

Golin e parë për Chelsean në këtë ndeshje e shënoi Eden Hazard, të dytin sulmuesi brazilian, Willian, ndërsa të tretin Moses.

Në ndeshjen tjetër Arsenal ka fituar në udhëtim te Watford me rezultat 3:1, me golat e shënuar nga Santi Cazorla, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, ndërsa golin e vetëm për skuadrën vendëse e shënoi Pereira.

Për Arsenalin në këtë ndeshje Granit Xhaka luajti nga fillimi, ku tregoi paraqitje shumë të mirë.

Adnan Januzaj luajti 90 minuta për Sunderlandin, në barazimin 1:1 me Southamptonin në udhëtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat