Totenhemi dhe Liverpuli ndahen në barazim

Futboll

Totenhemi dhe Liverpuli ndahen në barazim

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 16:54
Totenhemi dhe Liverpuli

Një ndeshje mjaft interesante është zhvilluar në “Uait Hart Lane” mes Liverpulit dhe Totenhemit, me rezultatin e barabartë 1:1. Ekipi i të kuqve luajti më mirë 45 minutat e para dhe kaloj në epërsi me anë të Milnerit. Ai shënoi nga pika e penalltisë.

Liverpuli kishte shumë raste të tjera për shënim, por se portieri kundërshtar është treguar i kujdesshëm. Ekipi i kuq tentoi të shënojë edhe golin e dytë, për të mbyllur gjithçka, por se nuk ia ka arritur dot.

Totenhemi u bë më kërkues në pjesën e dytë dhe në minutën e 72 arriti të barazojë rezultatin. Rose ka arritur të shënojë gol pas një harkimi tepër të bukur në zonë. Pas barazimit, Totenhem në tre ndeshje ka 5 pikë, kurse Liverpul në po kaq ndeshje ka grumbulluar 4 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat